ARKATANA

Një dokumentar për luftën e fundit i shkruar në formë intervistash

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Autori flet për nusen nën tendë. Por, flet edhe për betejën e Zhegocit, për luftëtarët e saj, por flet edhe për Jezercin nën tenda. Jusuf Bislimi, në librin e tij “Ferr apo parajsë” flet edhe për ngjarjen që e ka tronditur botën, Reçakun. Këtë ngjarje të madhe dhe të tmerrshme, autori e quan me një titull “Reçaku fshat që e njohu bota”, (f.71). Mandej, autori flet e rrëfen për Jezercin, Reçakun, Petrovcin, Përlepnicën, Bukovikun, Hogoshtin, Zhegovcin e fshatra tjera.

Lufta e fundit e vitit 1999, shkrimtarëve, gazetarëve, publicistëve e autorëve të tjerë, u ka dhënë lëndë për ta ndriçuar atë në mënyra më të ndryshme. Pse jo? Lufta e fundit në Kosovë la gjurma të pashlyera tek njerëzit që i shpëtuan më të keqes në jetë. Siç dihet, populli shqiptar kurrë në historinë e tij nuk ka qenë okupues e as kërcënues i territoreve të huaja.

Ai (populli) përherë ka luftuar duke i mbrojtur territoret e humbura e të okupuara nga okupuesit ogurzinj të huaj. Në historinë e popullit shqiptar asnjëherë nuk bëhet fjalë për ndonjë dhunë që ië është bërë ndonjë popullate tjetër. Përkundrazi, okupatorët: ai serb, grek, otoman, italian e gjerman e të tjerë, duke okupuar vendin tonë (Kosovën), kanë bërë luftë të pabarabartë okupuese dhe gjenocidiale.

Siç dihet, ushtria çetnike serbe, në popullatën shqiptare ka bërë dhunë më çnjerëzore në masën e pafajshme. Ajo pa asnjë të drejtë ka vra, torturuar e ka bërë dhunë gjer në skajshmëri, me të vetmin qëllim ta zhvendosë popullatën shqiptare nga trojet stërgjyshore të tij. Por, dhuna më tronditëse dhe më e keqe e çetnikëve serbë ka qenë tek gjinia femërore shqiptare.

Tek ajo ka bërë dhunë të fëlliqur e të ndytë. Kjo gjë e ndytë dhe e keqe nuk njihet te asnjë popull që ka zhvilluar luftë në ndonjë kohë të hershme. Pra, libri i Jusuf Bislimit “Ferr ose parajsë” flet për të gjitha këto zhvillime në tokën tonë të shenjtë, Kosovën, ku armiku shekullor serb deshi ta gllabërojë atdheun e shqiptarëve me të vetmin qëllim që ky etnos të tjetërsohet e të asgjësohet njëherë e përgjithmonë nga trojet e lashta të tij dem baba dem.

Autori Jusuf Bislimi, kësaj here, para lexuesve na del me një “formë” krejtësisht tjetër të shkrimit dokumentar, i cili libër jo që nuk e ka vlerën e një forme të këtillë, por qasja dhe rruga e mbarështrimit të shkrimit është tjetër. Pra, pak del si shkrim i zbehtë. Nuk e ka rrëfimin. Nuk është forma e prozës përjetuese.

Një shkrim që lexuesi vëren edhe gabime shkrimi, por edhe ato fotografi jo që qarta. Ato nuk janë origjinale, por janë nga ndonjë dokumentar filmik. Por, prapë se prapë, vepra ka vlera si dokument.

Aty ka personazhe të gjalla. Jetojnë dhe “flasin” me autorin në ato intervista të zhvilluara për të bërë një dokumentar të kësaj kohe. Siç dihet, zhanret letrare janë të frikësuara, por autorët shkrimin e bëjnë të lirë e pakufi. Libri në fjalë, edhe kështu i hartuar, e ka vlerën e dokumentarit.

Pra, libri më i ri i tij me titull “Ferr apo parajsë”, nuk është as roman, as tregim, as publicistikë dokumentare, por, do të thoshim se është një dokumentar që e ka krijuar me anë të intervistave me njerëz. Kjo është forma e praktikuar e autorit, i cili, në veprën e tij “Ferrr apo Parajsë” përfshin ngjarje, por ka fotografi, emra, kohë, data, muaj, fate njerëzish të kësaj kohe, të cilat e rrumbullakësojnë një dokumentar sa për të lënë gjurmë të një kohe.

Shtuam në fillim se, lufta e vitit 1999 në Kosovë ishte jo vetëm temë, por edhe motivim për autorët që të shkruajnë për te, qoftë ditar lufte, roman, libër dokumentar, fletëza nga lufta apo rrëfime tronditëse për kohën e luftës në fjalë.

Eco Higjiena

Po e veçojmë një personazh të kësaj vepre dokumentare. Pra, është fjala për njëfarë Ramadan Sadikun, i cili është i vetmi shqiptar që u gjend në ditën kur u bisedua për t’u ndalë lufta në mes agresorit serb në Kosovë në mes KFOR -it dhe palës serbe në restauratin “Evropa 93” në Bllacë të Maqedonisë.

Pastaj, në vepër flitet për tmerret që përjetuan të zhvendosurit apo të ikurit nga Kosova në kampin e Bllacës. Po ashtu, në vepër janë edhe disa rrëfime rrëqethëse, për të cilat ngjarje lufte flasin njerëzit e gjallë njerëzit apo individët që kanë përjetuar luftën në Kosovë në vitin 1999. Në një vend, personazhja e kësaj kohe të rëndë lufte, Emine Beqiri nga Reçaku, e cila rrëfen se si e ka përjetuara luftën me ato tmerre e tragjedisë që i ndodhin asaj në familje.

Ajo, pos tjerash, shton: “Pasojat e luftës, tek unë janë shumë të rënda. Shkijet mi kanë vra dy djem, burrin dhe një vëlla. Dy djemtë dhe burrin mi kanë vra këtu në shpat mbi shtëpi… U patëm fshehur, kishe në një përrua për të shpëtuar prej të keqes, por jo… Na dëftuan dhe na ndodhi më e keqja në jetë”.

Ndërsa, Zylfije Bajrami nga Petroci, fshat afër Gjilanit, shton këtë rrëfim:”Ato i dhunonin edhe para burrit, nënës, babait ose para fëmijëve. A mundet të ndodhë diçka më keq në këtë botë, se ta shohësh gruan apo fëmijën nën kthetrat e kriminelit, duke e dhunuar e të mos kesh çka të bësh? Shumë nënave ua merrnin fëmijën nga krahu dhe ia thernin para syve tanë. Këto gjëra nuk ishin larg mëndësh të ndodhin edhe në fshatin tonë”.

Pra, të këtilla rrëfime janë pjesë e librit të Jusuf Bislimit, i cili jo vetëm se i ka ruajtur në memorie e dokumente shkrimi, por, ai si autor nuk ka hezituar të zhvillojë intervista me shumë njerëz që e kanë pasur fatin e tillë që kanë përjetuar ngjarje më tronditëse të jetës së tyre. Ja disa nga kaptinat e librit: ”Shtigjeve të një dokumentari” që autori J. Bislimi flet për ngjarjet e kaluara të popullit tonë nga vitit 1945 të Kuvendit të Prizrenit e më vonë.

Mandej, ai flet e rrëfen për Konferencën e Bujanit të vitit 1943, për Pranverën e madhe 1981, për demonstratat e vitit 1968, për kërkesat e rinisë për Republikën e Kosovës (1974) e ngjarje të tjera që kanë ndodhur në Kosovë. Kaptina tjetër flet për kapitulimin e Serbisë në Kosovë. Por, ai flet e rrëfen edhe për vendin më të zënë në gojë, Bllacën, e cila atë kohë ishte ferr apo Parajsë e vitit 1999. Gjatë kësaj kohe, shumë të rinj u martuan.

Autori flet për nusen nën tendë. Por, flet edhe për betejën e Zhegocit, për luftëtarët e saj, por flet edhe për Jezercin nën tenda. Jusuf Bislimi, në librin e tij “Ferr apo parajsë” flet edhe për ngjarjen që e ka tronditur botën, Reçakun. Këtë ngjarje të madhe dhe të tmerrshme, autori e quan me një titull “Reçaku fshat që e njohu bota”, (f.71). Mandej, autori flet e rrëfen për Jezercin, Reçakun, Petrovcin, Përlepnicën, Bukovikun, Hogoshtin, Zhegovcin e fshatra tjera.

Por, autori flet e shkruan për Ramë Shabanin, i cili është i vetmi njeri që shpëtoi nga masakra e Reçakut. Në libër me ëndje autori flet për trimëreshën e qiellit, Feruze Kallaben, e cila si pilote amerikane mori pjesë në bombardimet e caqeve serbe gjatë luftës në Kosovës, 1999.

Libri ilustrohet edhe më 130 fotografi e dokumente tjera. Kjo vepër është e zhanrit dokumentar, e cila në vete ngërthen materie shumë interesante nga koha e luftës 1999 në Kosovë.

Siç dihet, Jusuf Bislimi, gjer më tani ka botuar edhe këto vepra: “Kush e zgjon ditën” (2010), “Loti në qepallë” (2012), “Flakë në zemër” (2012, “Mbi krahët e lumturisë” (2013), “Dhimbjet e dhembjeve” (2013 dhe “Ferr apo parajsë” (2013) është vepra më e re e tij, e cila u botua këto ditë nga Shtëpia Botuese “Kurora” në Gjilan./Tefik Selimi/rajonipress/