Doli revista „albinfo.ch“ në variantin e shtypur
Albinfo.ch tash e tutje është e pranishme edhe me variantin e saj të printuar, me revistën e ilustruar në gjuhën shqipe, gjermane dhe frënge “albinfo.ch”
Lexoni poashtu në kategorinë e njejtë
Albinfo.ch po rrumbullakëson ofertën e saj. Pasi që varianti digjital dhe ai audiovizuel i kësaj platforme, për tri vite ekzistimi ka zënë një vend të respektuar në fushën mediale, duke filluar nga 1 dhjetori, albinfo.ch është në dispozicion edhe me variantin e shtypur, gjegjësisht me revistën mujore me të njëjtin titull.
Revista e re “albinfo.ch”, brenda kopertinave të saj, me një zgjidhje grafikë moderne dhe elegante, ofron një përmbledhje kompakte dhe të përzgjedhur të artikujve që kanë shënuar muajin, kryesisht në diasporë.
Revistën “albinfoch” mund ta gjeni në mjediset ku jeton dhe frymon mërgata shqiptare, në lokalet e shoqatave, klubeve, shitoreve, punëtorive etj., gjithandej në Zvicër. Ndërsa brenda kopertinave të albinfo.ch do të gjeni veten, gjegjësisht pasqyrimin e zhvillimeve më të rëndësishme në diasporë dhe në vendet e prejardhjes së shqiptarëve.
Revista “albinfo.ch”, shpërndahet falas.


