ARKATANA

Ekuilibrat e fuqive ne Ballkan – garantues të paqes dhe stabilitetit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Bekim Thaqi – Ballkani dhe roli i turbullt i tij në kontekst të luftërave botërore I dhe II është I njohur botërisht dhe ende pas shume decenieve pas luftës se pare dhe dyte botërore ky rajon paraqet ne vazhdimësi një vatër krize në te cilën gjate luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë pjesërisht edhe Maqedoni vdiqën me mijëra e mijëra njerëz dhe u dëmtuan qytete e vendbanime te ndryshme me përmasa katastrofike.

Si u bë që Ballkani të paraqesë një rajon të tille te paqëndrueshëm dhe a ka mundësi që ky rajon të behet një pjese e botes me një siguri relativisht te mire pasi qe e dimë se nuk ka siguri absolute dhe se gjithmonë mund të ketë rreziqe pre interesa te ndryshme nacionale e ndërnacionale si dhe politike e gjeopolitike.

Fillimisht duhet të themi se Ballkani ka qene dhe është një rajon me një rëndësi gjeostrategjike si ndërlidhës i Perëndimit dhe Lindjes dhe se gjithmonë janë thyer shtizat për ndikim dhe sundim ne ketë rajon qe prej Perandorisë Romake, Bizantit, perandorisë Osmane e me vone edhe te shteteve te fuqishme botërore.

Me shpërbërjen e ish Jugosllavisë u pa qe ne rajon nuk kishte ndonjë ekuilibrim forcash pasi Serbia qe mori rolin e trashëguesit të ish Jugosllavisë dhe që mbante arsenalin me të madh ushtarak shfaqi hegjemonizmin e saj dhe dëshironte qe nën parullën e trashëguesit të vetëm të kontrolloje dhe mbikëqyre vendet ish jugosllave me ane te popullatës serbe qe jetonte ne këto vende ku u paraqit gjoja si mbrojtëse e te drejtave te pakicave serbe qe jetonin ne Kroaci e Bosnje mirëpo që si qellim final kishte te okupojë tokat e ish republikave tjera dhe t`i bashkangjese në një shtet te vetëm Serbo- Malazias me Beogradin si një kryeqytet te këtij shteti.

Fundamenti

Fillimisht republikat tjera si Kroacia e Bosnja e me vone edhe Kosova qe ishte një njësi autonome në kuadër te ish Jugosllavisë filluan t`i kundërpërgjigjen hegjemonizmit dhe agresionit serb mirëpo e kishin mjaft të vështirë pasi qe ishin te pabarabarta ne forcë duke marre parasysh se Serbia zotëronte arsenal te madh armesh dhe ishte disproporcionalisht me e fuqishme në te gjitha fushat. Me kalimin e kohës bashkësia ndërkombëtare u detyrua te intervenoje si pasojë e gjithë mizorive dhe gjenocidit serb veçanërisht mbi popullatën e pambrojtur në Bosnjë dhe Kosovë ku mbeten te vrare qindra mijëra veta dhe qindra mijëra tjerë u detyruan të lëshonin vatrat e tyre.

Bashkësia ndërkombëtare duke pare rrezikun e dis-balancit të forcave duket se ka vendosur te beje një ekuilibrim forcash me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO si dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës ne njërën ane dhe me ofertën për bashkëngjitje te Malit te Zi në NATO të bëhet një ekuilibrim fuqish me ç’rast shtetet ne fjale do ishin me te mbrojtura dhe do kishin një fuqi të përafërt dhe garanci ndërkombëtare me shkaktarin kryesor te problemeve ne këtë rajon e që e paraqet Serbinë bashke me rolin e mundshëm destabilizues rus në rajon.

Duke pas një Kroaci ushtarakisht te pajisur mjaft mire dhe një Shqipëri relativisht te forte për rrethana Ballkanike bashke me një Kosove qe shkon drejt anëtarësimit ne institucione ndërkombëtare dhe organizma tjerë ndërkombëtare qe e garantojnë paqen do te kemi një ekuilibër forcash ku me asnjë pale si p.sh shteti serb ( qe vazhdimisht ka paraqit aspirate hegjemoniste )nuk do te jete ne gjendje te kushtëzojë apo marre veprime kundër palëve tjera te interesit duke marre parasysh se tashme ato do te mund ti kthenin një ‘dore” mjaft te fuqishme dhe ne këtë mënyrë ky ekuilibër forcash qe ne mënyrë te heshtur ka bekimin e bashkësisë ndërkombëtare do ta stabilizonte rajonin dhe do ta qetësonte këtë pjese të Evropës pasi qe nuk do te kishte ndonjë shtet qe ushtarakisht dhe ekonomikisht do te dallohej shume nga te tjerat qe do mund te diktonte kushtet dhe te paraqiste ndonjë hegjemoni sepse do te gemtohej edhe vetë ne një mase bukur te madhe./rajonipress/

Bekim Thaqi është studiues i shkencave te sigurisë ne nivelin Master