ARKATANA

Çitaku: Nuk ka shkëmbim territoresh me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë seriozisht deklaratën ish-ambasadorit britanik në Beograd, Ivor Roberts, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës ose shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e përhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka deklaruar për “Epokën e re” se shteti i Kosovës i merr seriozisht vetëm deklaratat Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas saj, ky shtet e mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

ARKATANA

“Ne si Qeveri e Kosovës i marrim seriozisht deklaratat që vijnë nga Forign Ofice-si dhe nga zyrtarët në detyrë, ndërkohë që deklarata nga një ish-zyrtar nuk është se duhet të trajtohen shumë seriozisht. Politika e Mbretërisë së Bashkuar është shumë e qartë karshi Kosovës. Ajo e mbështet fuqishëm integritetin tonë territorial, pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se skenari i ndarjes së Kosovës është i parealizueshëm. “Jo vetëm se është i parealizueshëm ky skenar, por as nuk e ka mbështetjen në qendrat vendimmarrëse botërore”, është shprehur Çitaku.

Ajo ka bërë me dije se diplomacia kosovare vazhdimisht është në kontakt me diplomacinë britanike. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë. Kemi vizita intensive në Londër. Për ne qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar është shumë i çartë. Ky është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës me kufijtë e saj dhe e mbështet Kosovën në integrimin euroatlantik”, ka theksuar Çitaku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.