Hidromorava

Toni Blair, shkaktar i divorcit të Rupert Murdoch

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Toni Blair mund të jetë shkaktari i divorcit të manjatit të mediave, Rupert Murdoch. Daily Mail bën me dije se dyshohet që ish-kryeministri britanik, të ketë pasur një marrëdhënie intime me ish-bashkëshorten e Murdoch, Wendi Deng.

Sipas Daily Mail, Deng e kishte pranuar para Murdoch se kishte një tërheqje të madhe për Blair, dhe ai ka kërkuar që të zgjedhë pikërisht mes tij dhe ish-kryeministrit britanik. Kjo gjë më pas çoi në divorcin e tyre.

UBT

Daily Mail thotë se 60-vjeçari Blair, që tashmë është edhe këshilltar i qeverisë shqiptare, ka shkuar disa herë në shtëpinë e Murdoch për të takuar 44-vjeçaren Deng, kur në shtëpi nuk ka qenë prezent manjati i mediave.

Megjithatë familja Blair i ka mohuar kategorikisht këto zëra./gazetatema/Indeksonline/