Uji Dea

Mercenarët dhe politikanët e rritur në serra

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Nga Ardian Gjini – Politikanët e “rritur në serra” janë ata politikanë që në 15 vitet e fundit janë rritur larg problemeve. Nuk janë marrë me asgjë që ka qenë e zorshme. Kanë jetuar në qetësi, me rroga të mira. Kanë mësuar teori të demokracisë dhe janë ngritur e pasuruar larg vëmendjes së medieve dhe publikut. Tani vijnë si shpëtimtarë të kombit! Nuk do të kishte asgjë të keqe në këtë punë sikur prej serrave ta sillnin pak ndershmëri. Por fara është e njëjtë. Sapo dalin nga serra dhe ballafaqohen me erën, shiun, breshrin e dëborën egërsohen tej mase dhe fillojnë ta ndotin ambientin.

E para!.Disa mediume të vogla, mercenare, ka javë që nuk lënë gjë pa shpifur në adresë të Aleancës. Të paguar nga kuazi oligarku, kryetar i një partize, i mbushin portalet me pjellën e imagjinatës së tyre të zezë dhe e kanë hequr plotësisht maskën prej gazetari. Furnizohen me lajme të rreme nga aparatqikët e partizës dhe pa i verifikuar fare i lëshojnë në medium. Bëjnë intervista sugjestive dhe udhëzuese me politikanë labil dhe nxjerrin tituj që na kujtojnë fushatën e vitit 2000. Këta të njëjtët “gazetarë”dikur flisnin zi e terr mu për politikanët që sot kinse i mbrojnë. Leku e bën të veten. Ama gazetarët mercenarë janë si ai qeni i keq, që në fund të fundit e “ha të zonë”. As që është pritur diçka ndryshe prej tyre. Mercenarët duhet të gjejnë “armiq” për ti rrjepur punëdhënësit.

E dyta!
Përpos gazetarëve mercenarë ka edhe politikanë mercenarë. Njëjtë sikur të parët, edhe këta e kanë gojën plot lavde mu për njerëzit për të cilët dikur flisnin zi e terr. Si të shpjegohen ndryshe një politikan burrë e një politikane grua, të cilët sot e kanë gojën plot Rugovizëm e derisa ishte gjallë e quanin “plak matuf”? Si të shpjegohen ndryshe njerëzit që sot e quajnë “baba të demokracisë në Kosovë” njeriun që deri dje e quanin “diktatori i fundit i Ballkanit”?
Në fillim të vitit 2007, në një pritje të organizuar nga Presidenti i Kosovës, e pyeta një politikane: a po bashkohesh me Aleancën!? U përgjigj shkurt: “jo, sepse ju nuk keni pare, nuk shkoj në parti që nuk ka pare”! Të paktën nuk pati gënjyer. Shkoi në partinë që ka “pare” dhe që edhe sot e kësaj dite “bën pare” dhe paguan gazetarë mercenarë duke i dhënë grushte në bark sundimit të ligjit dhe demokracisë. Si të shpjegohet ndryshe dikush që e ka gojën plot demokraci e sundim të ligjit e në të njëjtën kohë është i zhytur në afera, në Farmed, Grand, Rilindje…? Si të shpjegohet ndryshe ai person që i akuzon të tjerët për haraç e në të njëjtën kohë i rrjep kompanitë e naftës, në mënyrën më perfide? Ose tjetri që dëshiron ta çlirojë Kosovën nga haraçi, ndërsa në të njëjtën kohë e financon fushatën më të shtrenjtë në histori të Kosovës me para të ndërtimeve në kryeqytet.

E treta
Politikanët e “rritur në serra” janë ata politikanë që në 15 vitet e fundit janë rritur larg problemeve. Nuk janë marrë me asgjë që ka qenë e zorshme. Kanë jetuar në qetësi, me rroga të mira. Kanë mësuar teori të demokracisë dhe janë ngritur e pasuruar larg vëmendjes së medieve dhe publikut. Tani vijnë si shpëtimtarë të kombit! Nuk do të kishte asgjë të keqe në këtë punë sikur prej serrave ta sillnin pak ndershmëri. Por fara është e njëjtë. Sapo dalin nga serra dhe ballafaqohen me erën, shiun, breshrin e dëborën egërsohen tej mase dhe fillojnë ta ndotin ambientin.

Fundamenti

E katërta
Disa porosi. Zoti Muhaxheri e ka akuzuar Aleancën për vrasjen e tre personave pas luftës. Zoti Muhaxheri duhet ta dijë se fshehja e fakteve për vrasje, sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, përbën vepër penale në vetvete. Nëse ky njeri i ka ditur vrasësit dhe nuk i ka treguar deri tani, duhet të shkojë në burg. Nga ana tjetër nëse nuk i di vrasësit por ia ka futur kot, atëherë do të dënohet për shpifje të rëndë. Zoti Muhaxheri, në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë duhet të dënohesh, në cilindo rast. Një e vërtetë tjetër është se me kod penal të Kosovës nuk parashihet dënim për frikacakët, përndryshe do të ishte dënuar edhe si frikacak, që nuk ka guxim t’i përmendë emrat e vrasësve në prokurori por provon t’i ndotë oponentët me deklarata publike. Politikan i serrës.

Zoti Muhaxheri e zonja Sahatçija nuk më befasojnë fare. Janë rritur në serra dhe kanë hyrë në LDK për oportunizëm, por njerëzit tjerë të LDK-së më kanë zhgënjyer. Ata e dinë që zoti Muhaxheri po gënjen. E dinë që nga koha sa ka qenë i gjallë Presidenti Rugova, por zgjedhin ta fusin kokën në rërë. Ta akuzosh dikë për vrasje, është akuza më e rëndë që mund të bëhet. Dhe dikush duhet të përgjigjet. Derisa politikanët tjerë kanë kaluar nëpër breshër, erë e shi dhe janë pjekur mjaftueshëm sa të mos e dhunojnë qytetarin me fjalor krimnxitës, vijnë këta të serrave dhe e kthejnë farën e vjetër.

(Autori është shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për gazetën Tribuna)