United Hospital

Tajvanizimi me zgjedhje

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arben Ahmeti – Kur pas dhjetë ditësh të shkojë në Bruksel, kryeministrit Hashim Thaçi do t’i duhet sforcim i veçantë që të mbajë në fytyrë buzëqeshjen që ia ka mësuar jeta politike.

Përpjekjet që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë pos financave të veta edhe qasje në Trepçë e Ujman janë demonstrim i mungesës së aftësisë së palës kosovare.
Tendenca që tash asociacioni të ketë disa zyrtarë të ndryshëm përgjegjës për resorë ta caktuar, zyrtarë që mund të pagëzohen me kushedi çfarë emri, por që në praktikë do të jenë dofarë ministrash, janë demonstrim cullak i asaj që i janë frikësuar skeptikët e mënyrës se si u bë ky dialog.

Është e jashtëzakonshme të shkruash në këtë kohë për dialogun. Është e jashtëzakonshme sepse kërcënimet kanë filluar, gjakrat janë nxehur e edhe bandat janë rigrupuar. Gjithçka është gati për të na e dëshmuar se ne shqiptarët qoftë në shtetin që po mbush 101 vjet, qoftë në këtë të porsalindurin multietnik, e kemi vështire ta dëshmojmë shtetbërjen. Sepse ne e kemi vështirë të mbajmë zgjedhje normale.

Sepse ne gërditemi nga diskursi elektoral ku secili mendon se shteti do të përfundojë nëse ai nuk e ka pushtetin, por përsëritemi më gërdinë tonë. Sepse ne duam pushtetin e jo shtetin. Sepse ne shtetin e diskutojmë ne Bruksel me qëllimin që të mbajmë pushtet në pjesën tjetër të Kosovës, ndonëse kjo mënyrë e dialogut po ia transferon pushtetin në një pjesë të Kosovës Beogradit!

Fatkeqësisht për politiken tonë çfarëdo që ndodh me pesë dhjetor në Bruksel, nuk ka rëndësi sepse me rendësi është vetëm ajo që ndodh më 1 dhjetor në zgjedhje. Për politikën tonë nuk është me rëndësi se çfarë do të ndodhë në prill kur është afati i fundit që të arrihet marrëveshja e dytë e normalizimit me Beogradin, sepse deri atëherë këta do të mendohen se si të shkojnë në zgjedhje nacionale.

Hidromorava

Sepse pushteti është më i rëndësishëm se sa forma që do të marrë shteti pas asaj marrëveshje. Sepse tek ne edhe promovimi i autostradave, vizitat e kryeministrave, deklaratat e nxjerra prej arkivave dhe çdo potencial tjetër zbrazet në zgjedhje me qëllim pushtetin. Sepse prej paslufte kemi harruar solidaritetin për shqiptar.

Sepse tash komandantët që bënë luftën po mendojnë për tendera e pushtet. Sepse tash profesorët që kanë bërë rezistencën paqësore, kanë harruar idealet dhe qëllimin e vetëm që ia kanë vënë vetes është rritja e rrogave për ndonjë cent.

Sepse është kohë e keqe.
Është edhe një nëntor i ftohtë.

(Autori është Redaktor Përgjegjës në gazetën Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.