ARKATANA

Mustafa: Çështja e postit të kryeministrit, ende e papërcaktuar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Isa Mustafa ka lënë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojë për postin e kryeministrit. Mustafa, në emision “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se për këtë së pari do ta pyesë qytetarin e Prishtinës dhe varësisht nga kjo do të merren edhe vendimet për pozita.

“Unë me përgjegjësinë më të madhe do ta mbaj këtë mandat që do ta marr nga qytetarët e Prishtinës. Përderisa jam kryetar i LDK-së, do të zhvilloj fushatë për këtë parti, por asnjëherë nuk do ta lë Prishtinën. Por se si do të jenë zgjidhjet për pozitat e ndryshme brenda partisë, nëse fitojmë, do të shohim. Kjo çështje është e papërcaktuar. Unë nuk shkoj askund pa e marrë mandatin e qytetarëve dhe këtë mandat do ta kryej në Komunë dhe pastaj do të merren vendime për pozitat në zgjedhjet e ardhshme, për çka do t’i pyesim qytetarët”.

Mustafa, në përballje me gazetarë dhe opinionistë, ka mohuar se është duke u ndërtuar objekti në lagjen “Arbëria” , i cili muaj më parë rrëshqiti, duke u shembur një pjesë e tij.

“Objekti nuk është duke u ndërtuar se leja nuk i është dhënë për këtë. Në atë pjesë janë ndalur punimet, pasi është dhënë urdhër i inspektoratit së bashku me drejtorinë e Urbanizmit që të bëhet një komision, i cili do të sigurojë se muri që duhet të ndërtohet të ketë bazë të standardeve dhe mos të ketë rrezikim të atij territori. Dhe derisa nuk do të bëhet kjo, nuk do të ketë asnjë ndërtim atje. Të gjitha ndërtesat atje kanë pasur vlerësime të matjeve gjeodezike dhe e njëjta gjë po aplikohet edhe këtu. Atyre u është dhënë mundësia që të punojnë me komision dhe të vërtetojnë kushtet, duke e sanuar murin, i cili ka rrëshqitur dhe pastaj të jep leje vetëm kur profesionalisht ky mur nuk është rrezik për qytetarët”.

Kandidati i LDK-së ka folur edhe për projektet që pret t’i realizojë në mandatin tjetër katërvjeçar e që, sipas tij, gjysma veçse janë realizuar, ndërkaq të tjerat do të realizohen gjatë mandatit tjetër.

Mustafa: Shpendi i ka ndarë votuesit në qytetarë dhe katundarë

Mobi Casa

Kandidati i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se diferenca do të jetë më e madhe në balotazh mes tij dhe Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se kandidati i VV’së për Kryetar të Prishtinës i ka ndarë votuesit e Prishtinës.

“Kundër-kandidati ka dalluar votuesin e Prishtinës në ata urban dhe të tjerë”, ka shtuar ai.

Mustafa ka thënë se të dielën qytetarët do të dalin më shumë në votime dhe do të merr më shumë vota se sa në raundin e parë.

“Do të bëjmë ndryshime në shumicën e sektorëve të Komunës së Prishtinës”, ka thënë Mustafa në Rubikon të KTV’së.

“Rezultatin përfundimtarë e shoh në këto zgjedhje”, ka shtuar ai.