UBT

Haliti: Do të festojmë më 1 dhjetor fitoren e merituar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Sokol Haliti kandidat i LDK-së për komunën e Vitisë ka thënë se fitorja e tij dhe e LDK-së është e sigurt në balotazh. Ne do të festojmë bashkë më 1 dhjetor dhe do të ecim përpara për ta zhvilluar dhe avancuar qytetin e Vitisë ka thënë Haliti.

Në këtë takim elektoral të degës së LDK-së në Viti ka marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe shefi grupit parlamentar të kësaj partie Ismet Beqiri.

Beqiri ka thënë se PDK po bën koalicione me minoritetet në Prizren, Dragash dhe komunat e tjera. “Ne kemi respekt për minoritetet, por ato vota nuk janë të PDK-së. Duke llogaritur votat e minoriteteve, LDK është partia e parë me të paktën 7000 vota, para partisë së Hashim Thaçit”, ka thënë Beqiri gjatë një tubimi elektoral në Viti
Beqiri ndërkaq ka akuzuar kreun e PDK-së Hashim Thaçin se është duke folur të pavërteta në Viti dhe Anamoravë.

Mobi Casa

“Më 3 nëntor Vitia i tha po ndryshimeve dhe i tha jo hajnisë dhe abuzimeve. Më 3 nëntor ju ja dhatë votën partisë së tashme dhe të së ardhmes tonë, ju ja dhatë votën partisë të cilën e krijoi ai i cili i bëri nderë, i dha emër, i dha kuptim Kosovës edhe shqiptarëve kudo që janë, ju i dhatë votën partisë së Presidentit Historik, Ibrahim Rugova”, ka thënë Beqiri.

Kurse Sokol Haliti kandidat i LDK-së për komunën e Vitisë ka thënë se fitorja e tij dhe e LDK-së është e sigurt në balotazh. Ne do të festojmë bashkë më 1 dhjetor dhe do të ecim përpara për ta zhvilluar dhe avancuar qytetin e Vitisë ka thënë Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: