KFOR-i do të vazhdojë me ruajtje të sigurisë në Kosovë
Bruksel – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka folur sot me shefin e OSBE-së Lamberto Zannierin për shumë çështje përfshirë edhe zgjedhjet lokale në Kosovë. Sipas fjalëve të Rasmussenit, bashkëpunimi i NATO-s me OSBE-në, EULEX-in dhe KFOR-in ka qenë i shkëlqyeshëm.
Rasmussen ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë, të ambientit të sigurt dhe të krijimit të lëvizjes së lirë në Kosovë, njofton kumtesa e NATO-s.


