FIDANISHTJA

Deputetët me 34 mijë euro të ardhura

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deri në 34 mijë euro i marrin brenda vitit deputetët e Kuvendit të Kosovës në emër të pagave, pjesëmarrjes në komisione, seanca plenare, shpenzimeve të udhëtimeve etj.

Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “Zëri”, mesatarja e të ardhurave mujore të ligjvënësve kosovarë kalon shifrën prej 2800 euro, përderisa disa prej deputetëve ankohen se të ardhurat e tyre, krahasuar me drejtuesit e kompanive publike, janë dukshëm më të ulëta.

Në “top-listën” e deputetëve me më shumë të ardhura për vitin që lamë pas janë: Enis Kervan me 33 mijë e 870 euro të ardhura bruto, Petar Miletiq me 32 mijë e 783 euro, i cili pasohet nga Safete Hadergjonaj e PDK-së me 32 mijë e 102 euro, pastaj Alber Kinolli me 32 mijë e 45 euro, Ardian Gjini i AAK-së me 31 mijë e 778 euro, Arben Gashi i LDK-së me 31 mijë e 683 euro, Jelena Bontiq me 31 mijë e 899, Rasim Demiri me 30 mijë e 897 euro dhe Goran Marinkoviq me 30 mijë e 68 euro etj.

FIDANISHTJA

Deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Financa, thotë se çështja e pagesës së deputetit është e rregulluar me rregullore dhe gjithçka është brenda atyre rregullativave.

“Ato që më kanë takuar i kam marrë, por asnjë cent që nuk më ka takuar dhe që nuk është e paraparë me rregullore nuk e kam marrë. Edhe nëpër seanca dhe komisione, ku edhe jam kryetare kam qenë e rregullt dhe se kam asnjë mungesë, në përjashtim kur kam qenë jashtë vendit”, ka thënë ajo. … (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.