ARKATANA

Isa Mustafa në Viti : LDK-ja bindshëm e para në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Të dielën kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Isa Mustafa vizitoi selinë e degës së LDK-së në Viti, ku ka mbajtur një takim me të gjitha strukturat e saj. Ai i falënderoi të gjithë aktivistët për punën e bërë.

“Kemi arritur një rezultat të mirë, gjë që ka qenë edhe zotimi i ynë. Jemi para PDK-së sepse ajo ka pasur koalicione me pakica. Jam i kënaqur me këta aktivistë të shumtë, sepse keni arritur një rezultat të mirë, prandaj duhet që edhe më 1 dhjetor t`i mobilizoni anëtarësinë dhe votuesit e LDK-së, por edhe qytetarët tjerë të dalin në votime dhe të votojnë Sokol Halitin për kryetar të komunës së Vitisë, sepse është zgjedhja më e mirë e mundshme” ka thënë Isa Mustafa, raporton rajonipress.

ARKATANA

Ndërkaq Sokol Haliti pasi falënderoi të pranishmit për punën e tyre, tha se fitorja e LDK-së në Viti do të bëhet realitet më 1 dhjetor.

“Ne do ta qeverisim Vitinë ndryshe nga të tjerët, por kërkohet shtim i aktiviteteve dhe mobilizim nga të gjithë ne” tha Haliti në mes tjerash./rajonipress/

Mund të ju interesoj: