Rriten të hyrat nga diaspora
Agjencia e Statistikave të Kosovës e prezantoi “Rezultatet e Anketës mbi Remitancat në Kosovë 2012”, sipas se cilave, remitancat në vendin tonë kanë shënuar rritje për 23.1 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Të pranishmit thanë se remitancat kanë rol të rëndësishëm për vendin tonë në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë.
Ky studim është përkrahur nga projekti “Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik” (DEED), i implementuar bashkërisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), me financimin e Qeverisë së Finlandës.


