UBT

De Biasi: Për Januzajn shkoj ku të dojë babai i tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tiranë – Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi është i gatshëm që të shkojë ku të dëshirojë babai i Adnan Januzajt për t’u takuar me të dhe për të folur rreth të ardhmes së talentit të Manchester United. Në një intervistë për “Supersport” me gazetarin Dritan Shakohoxha, italiani 57-vjeçar ka analizuar sipas reparteve ekipin përfaqësues dhe ka pohuar se në të ardhmen do të tentojë të afrojë portierë dhe sulmues të tjerë në ekip.

Sipas De Biasit, Januzaj do të ishte një reklamë e shkëlqyer për Shqipërinë dhe ai do të bënte gjithçka që Januzaj të mund të integrohej sa më shpejt me grupin. Italiani ka pohuar se Januzaj ka mundësi të zgjedhë edhe kombëtare të tjera që mund t’i ofrojnë më shumë sesa Shqipëria. “Kam dëgjuar babanë e lojtarit që pati thënë se dëshironte që të kishte kontakte zyrtare me trajnerin dhe unë po i drejtohem publikisht se jam gati ta takoj atë kur të dëshirojë dhe ku të dëshirojë. Nuk është nevoja që ai të lëvizë fare, sepse shkoj unë atje ku dëshiron ai”, deklaroi De Biasi.

ARKATANA

“Gjithsesi, mendoj se më e logjikshme do të ishte të takohemi edhe t’i shpjegoj projektin dhe idetë e mia për mënyrën se si mund ta ndihmoj Adnanin të integrohet menjëherë në ekipin tonë. Jam i ndërgjegjshëm se Adnani ka mundësi të zgjedhë edhe kombëtare tjetër që do t’i ofrojë më shumë, qoftë edhe në planin financiar, por nëse ai është shqiptar dhe e ndien në zemër se është shqiptar, atëherë duhet që të luajë për Shqipërinë. Nëse vjen, do të bëhet emblema e një kombi të tërë dhe anasjelltas: do të ishte edhe reklama më e mirë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, sepse është një yll që luan te Manchester United”.