UBT

Reflektimi pas zgjedhjeve të 3 nëntorit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sahit Abazi – Rezultatet zgjedhore që mësuam pas 3 nëntorit treguan qartë se ne patëm një komoditet të theksuar dhe të paarsyeshëm gjatë procesit zgjedhor dhe para tij. Konsideruam që gjithçka funksionon sipas logjikës tonë; se ne kemi punuar më shumë se pushteti paraprak dhe për rrjedhojë ne do të fitonim bindshëm. Kishte zëra që nuk pajtoheshin me zhvillimet në parti por koha ishte e shkurtër edhe për t’i dëgjuar, pasi tashmë kishte filluar fushata zgjedhore dhe ishin krijuar rrethana të reja.

Pas këtij rezultati jo të këndshëm, PDK, nuk bëri gabimin e radhës, të drejton gishtin diku e dika, edhe pse ka disa adresa ku mund të drejtohej, siç është zakon në politikën lokale të Kosovës; e lamë t’i bëjmë analizat pas raundit të dytë të 1 dhjetorit.

Reflektimi

Nuk kaloi as një javë e plotë dhe PDK, ka filluar të reflektojë në Gjilan; u kthyen aktivistët dhe aktivistet, të rinj e të vjetër; komoditeti u hoq edhe si term politik. Të pakënaqurit duken të gatshëm për fitoren e Re, është kthyer entuziazmi tek çdo njeri që e ndien veten pjesë të PDK-s dhe të sukseseve të saj. Shume njerëz erdhën edhe nga parti të tjera jashtë garës së balotazhit për ta ndihmuar Partinë Demokratike të Kosovës që të shënojë rezultatin më spektakular të rikthimit të Kampionit në stadin që i takon. PDK, tashmë është e aktivizuar nga aktivet e deri në kryesinë qendrore të saj për ta bërë suksesin të prekshëm.

Kësaj here janë ndalur edhe “llafet” për njëri – tjetrin; secili ka marrë përgjegjësitë e veta për të komunikuar me njerëzit e secilit lokalitet. E pamë që kemi çaluar edhe në promovimin e punëve tona gjatë mandatit tonë qeverisës dhe tashmë po u rikujtomë njerëzve të zakonshëm gjithë arritjet në Gjilan duke filluar nga administrata funksionale, infrastruktura e deri ne hapjen e Universitetit Publik të Gjilanit.

Mobi Casa

Jemi të vetëdijshëm që duhet bërë edhe më shumë dhe kërkuam garanci të sakta nga Kryesia Qendrore që investimet në Gjilan të rriten për mandatin e ri, duke kompensuar edhe mungesat e mandatit që po përfundojmë, garanci që tashmë janë të shkruara dhe janë projektet tona në 4 vjetshin e ardhshëm qeverisës që në esencë është bërja e Gjilanit qendër rajonale politike, ekonomike, kulturore e shkencore për anën e Moravës.

Më vjen mirë edhe për faktin se shumë qytetarë të Gjilanit që në raundin e parë nuk dolën në votime apo votuan subjekte të tjera, që zotohen se do ta përkrahin PDK-në, sepse ata vetë e bëjnë dallimin mes nesh dhe kundërshtarit duke i rikujtuar dy fatkeqësi natyrore: atë të tërmetit të menaxhuar keq nga kundërshtari dhe një fatkeqësi tjetër, atë të breshëritë që u menaxhua njerëzisht dhe me efiqiencë nga Partia Demokratike në qeverisje. Qytetarët vetë rikujtojnë dëmet që kundërshtari shkaktoi duke e nisur decentralizimin tipik politik në dëm të njerëzve të zakonshme të anës së Moraves.

Qytetarët e Gjilanit e kanë kuptuar mungesën e seriozitetit të kundërshtarit edhe kur flet për tema të ndjeshme siç është bartja e shamisë në shkolla, kur ai vetë u kontestua nga kryetari i tij duke rikujtuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në shesh i dolën edhe premtimet e thata që ua kishte dhënë njerëzve, duke u thënë që me 4 nëntor do të punësoheshin gjithandej nëpër komunë si në bashqe të babës, pa u shpjeguar asnjëherë procedurat e punësimit mundësitë, dhe shtrëngesat financiare që institucionet shtetërore financiare shtrojnë në këtë rast, ndaj qeverisjeve lokale.

PDK e ka seriozitetin, energjinë pozitive dhe entuziazmin për të shkrirë çdo rezultat dhe për të fituar garën që kësaj here do të jetë fer dhe korrekte. Ne nuk do të merremi më shumë me kundërshtarin, por japim garancionin për qeverisje transparente për investime publike gjithëpërfshirëse dhe gjenerim të vendeve të reja të punës. Fundja për një muaj për aq sa rivalët tanë po ndjehen fitues, ju mjafton që të ndjehen të lumtur, dhe pastaj do i shohim me buzëqeshje të ngrirë. Kështu e ka demokracia.