UBT

SHBA do të vazhdojnë mbështetje për proceset në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, zotëri Hoyt Yee.Jahjaga dhe Yee biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, atë të integrimeve evropiane për gjithë rajonin e Ballkanit dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Jahjaga, duke i uruar mirëseardhje zëvendës ndihmës sekretarit të ri të shtetit të SHBA-së, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-në në të gjitha fushat dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes së SHBA-së për zhvillimet demokratike në Kosovë. Ajo tha se vazhdimi i pranisë së SHBA-së në Kosovë dhe në rajon është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e vendit dhe për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Duke vlerësuar intensitetin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit të Evropës Juglindore në vitet e fundit, presidentja Jahjaga tha se hapa të rëndësishëm në këtë rrafsh janë bërë posaçërisht me dialogun e zhvilluar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që është lehtësuar nga BE-ja, njofton kumtesa nga Presidenca.

Uji Dea

Presidentja Jahjaga theksoi se prania e SHBA-së në procesin e dialogut, përkrah lehtësuesit të tij në këtë rast BE-së, si dhe në të gjitha proceset e tjera për Kosovën është e domosdoshme.

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, Hoyt Yee, ndërkaq vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë atë në proceset nëpër të cilat po kalon, dhe vlerësoi se Kosova duhet të vazhdojë të punojë në demokratizimin e vendit dhe të thellojë reformat e saj të brendshme. Ai tha se SHBA do që të shoh Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit pjesë të BE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.