KKVITI

“A është më mirë këtu apo atje”, film për mërgimtarët

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Dokumentari i realizuar nga Elena Avdija ” A është më mirë këtu apo atje” shtron një pyetje të pareshtur që ju bëhet shqiptarëve në mërgim: a është më e mirë jeta në atdhe, apo në shtetin që e kanë përvetësuar?

Filmi debutues nga Elena Avdija zhytet në thellësitë e çështjes së përkatësisë dhe identitetit përmes një sërë portretizimesh që i bëhen shqiptarëve të Kosovës nëpër Francë dhe Zvicër.

Uji Dea

Dokumentari shpalos tregimet e vërteta të shqiptarëve që jetojnë jashtë, me tërë kompleksitetin që përmbajnë ato tregime.

Qesharak, real, dhe ndonjëherë edhe përlotues, filmi A është më mirë këtu apo atje është film që patjetër s’bën ta humbni, nëse ju interesojnë çështjet e vendit dhe përkatësisë, pa marrë parasysh se prej nga janë ato. /albinfo/