UBT

Martesa LDK-PDK drejt shkurorëzimit

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Derisa shumë tema të rëndë- sishme, që janë obligim parë- sor i këtij koalicioni qeverisës, nuk po mund të vihen në rend dite të Kuvendit të Kosovës, gradualisht po ashpërsohet edhe gjuha ndërmjet partnerëve të koalicionit.

Badallaj: Ashpërsimi i gjuhës ndërmjet partnerëve të koalicionit po bëhet në prag të zgjedhjeve lokale.

“Tani kemi akuzën e Isa Mustafës ndaj PDK-së për korrupsion dhe krim, sikundër e kemi edhe akuzën ndaj LDK-së, si parti e paaftë në zgjidhjen e problemeve. Këto akuza do të thellohen”, theksoi profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot,raporton Gazeta Kosova Sot.

Derisa shumë tema të rëndë- sishme, që janë obligim parë- sor i këtij koalicioni qeverisës, nuk po mund të vihen në rend dite të Kuvendit të Kosovës, gradualisht po ashpërsohet edhe gjuha ndërmjet partnerëve të koalicionit. Së fundi edhe kryeministri Isa Mustafa foli hapur dhe me thumba kundër PDKsë, kur për të gjitha fajet e korrupsionit dhe skandaleve ia hodhi fajin Qeverisë paraprake të udhëhequr nga PDK-ja e Hashim Thaçit, me të cilën ka pranuar të jetë në koalicion pavarësisht kritikave, të cilat hapur ia kishte bërë edhe gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2014.

Analisti Ali Hertica thotë se tani ashiqare po shihet ajo “dashuria” që kanë pasur dhe e kanë dy partnerët e koalicionit, që po i ngjan thjesht martesës për letra vetëm sa për të kapur nga një copë pushteti dhe për të abuzuar me të në interes të strukturave të parapolitikës, derisa krejt koalicioni dhe funksionimi i deritanishëm ka qenë në binarët e zorit, pa pikë sinqeriteti, kryesisht i teledirigjuar dhe mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar. “Gjuha, të cilën tani po e përdorin dy subjektet politike thuajse po tregon se vërtet nuk kanë pasur asgjë të përbashkët në vizionin e tyre, as politike as programore për të lidhur koalicion”, është shprehur ai

UBT

Dështimet e koalicionit

Edhe prof. Muhamet Kelmendi konstaton se që në kohën e formimit të koalicionit PDK dhe LDK, pas prishjes së koalicionit të VLAN-it, është ditur se ky koalicion nuk po krijohet për të zgjidhur problemet ekonomike, ato sociale, të rendit juridik dhe të luftimit të krimit dhe të korrupsionit, por është krijuar kryesisht për të mundur me e vazhduar rrugën e nisur në drejtim të ndërtimit të sistemit mafioz në vend. “Tash, kur jemi në vitin e fundit të koalicionit, jo vetëm që janë shtuar akuzat ndërmjet koalicionistëve për krim dhe korrupsion, por hapur kanë dalë kundër njëri-tjetrit, sepse në vitin e zgjedhjeve dikush duhet të marrë përgjegjësinë. Në këtë anë tani kemi akuzën e Isa Mustafës ndaj PDK-së për korrupsion dhe krim, sikundër e kemi edhe akuzën ndaj LDKësë si parti e paaftë në zgjidhjen e problemeve. Këto akuza do të thellohen”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka numëruar pikat kyçe në të cilat të dy partitë politike në pushtet kanë dështuar ta përmirë- sojnë jetën e qytetarëve dhe tani i kundërvihen njëri-tjetrit për ato dështime.

Sipas Kelmendit dështimet janë: Papunësia e lartë në 45 %; 2, gjendja e rënde sociale shoqërisë, shërbimet e dobëta mjekësore si në Afrikë, konfliktet për demarkacionin dhe Asociacionin; tërheqjen e projektligjit për ushtrinë, mosnjohje të reja të shtetit; shkatërrim i madh i tërë- sisë territoriale, spastrimi etnik i Luginës së Preshevës nga shqiptarët që po bëhet nga Qeveria e Serbisë; mbajtja në arrest e Ramush Haradinajt në Francë me urdhërarrest të Serbisë dhe pamundësia e ndërprerjes së konflikteve të ashpra brenda koalicionit që janë prezentë që nga fillimi i tij në ditët e para. Ai shton se është e domosdoshme shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.