UBT

Balotazhi më 1 dhjetor, fushata 5 ditë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të mërkurën që nga 25 deri më 29 nëntor të jetë fushata parazgjedhore për kryetar të komunave të cilat do të shkojnë në balotazh.

Sipas vendimit që ka marrë institucioni për organizimin e zgjedhjeve heshtja parazgjedhore do të jetë me 30 nëntor, ndërkaq, zgjedhjet do të mbahen me 1 dhjetor.

Nga 38 komuna sa janë gjithsej në Kosovë, në shumicën prej tyre do të ketë rund të dytë të zgjedhjeve lokale, ngase,asnjëri prej kandidatëve potencial për kryetar komunash nuk ka arritur të fitojë shumicën, gjegjësisht, të fitojë në rundin e parë.

Fundamenti

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht datën 01 dhjetor 2013 si datën kur do të mbahet Raundi i Dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave, si dhe kohëzgjatjen e fushatës për këtë raund. Periudha e fushatës për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve për kryetar komune fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 29 nëntor 2013”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë këtë vit janë mbajtur me 3 nëntor, ndërsa për dallim nga ato të kaluarat, sivjet nuk ka pasur ankesa dhe parregullsi të shumta. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.