Eko Higjiena

Shteti, orbitë për politikanët mafiozë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Klasa politike kosovare, pa dallim, pozitë dhe opozitë, qoftë në pushtetin qendror apo në atë lokal, është e lidhur ngushtë me nëntokën kriminale dhe mafio-oligarkinë, me biznese të pista e monopoliste.

Ahmeti: Mafio-oligarkët dhe mafio-politikanët i kanë kapur institucionet publike.

Klasa politike kosovare, pa dallim, pozitë dhe opozitë, qoftë në pushtetin qendror apo në atë lokal, është e lidhur ngushtë me nëntokën kriminale dhe mafio-oligarkinë, me biznese të pista e monopoliste. Si pasojë e kësaj situate, kushdo që vjen, në cilindo pushtet, komunal apo qendror, vepron në saje të lidhjeve dhe interesave joshëse të nëntokës kriminale, e cila kontrollon pushtetin dhe të gjitha segmentet e nivelet e shtetit”, është shprehur analisti Florim Zeqa,raporton Gazeta Kosova Sot.

Për 9 vjet të funksionimit si shtet i pavarur, Kosova, në vend që të zhvillohet dhe të zërë hapin me vendet e tjera fqinje në procesin e integrimeve evropiane dhe të jetë një shtet i konsoliduar, vendnumëroi dhe bëri hapa mbrapa, duke u shndërruar në një shtet të stërkapur fuqishëm nga mafiozët në vend. Republika e Kosovës, në vend se të jetë shembull i funksionimit të shtetit ligjor, është bërë orbitë për politikanët mafiozë, të cilët i shohin interesat e tyre, kryesisht të inkriminuara, bashkë me klanet kriminale prej mafio-oligarkëve të bizneseve të pista e kriminale.

Hidromorava

Sipas analistëve, klasa politike dominuese në Kosovë, si në pushtetin qendror edhe në atë komunal, është fort e lidhur me nëntokën dhe mafio-oligarkinë, me biznese të pista e monopoliste Kushdo që vjen në pushtet vepron në saje të lidhjeve e kërkesave e direktivave me nëntokën, e cila në fakt detyrimisht dhe fuqishëm e kontrollon shtetin.

Zeqa: Nëntoka kriminale kontrollon pushtetet në të dyja nivelet! Analisti politik Florim Zeqa vlerë- son se qytetarët e këtij vendi u zhgënjyen rëndë me këtë klasë politike që po sillet mbi ligjin, i cili është shndërruar në një shtet të kapur fuqishëm nga politikanët mafiozë dhe oligarkët ekonomikë.”Në mungesë të funksionimit të sistemit të drejtësisë vendore, shteti është shndërruar në arenë veprimi të politikanëve mafiozë dhe grupeve të pista biznesore, kryesisht të inkriminuara, të cilat në plan të parë i kanë interesat e tyre, e jo zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Klasa politike kosovare, pa dallime, pozitë e opozitë, qoftë në pushtetin qendror apo në atë lokal, është e lidhur ngushtë me nëntokën kriminale dhe mafio-oligarkinë, me biznese të pista e monopoliste. Si pasojë e kësaj situate, kushdo që vjen në pushtet vepron në saje të lidhjeve dhe interesave të nëntokës kriminale, e cila e kontrollon pushtetin dhe të gjitha segmentet e shtetit”, është shprehur analisti Zeqa.

Sipas tij, mungesa e guximit të prokurorëve vendorë në ngritjen e aktakuzave ndaj klasës së korruptuar dhe të inkriminuar politike i ka bërë këta të fundit të ndihen të lirë në veprimet e tyre korruptive dhe kriminale, në zhvatjen e pasurive publike dhe shkatërrimin e aseteve shtetërore./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.