UBT

Pensionohet nënkolonel Nijazi Kolgeci

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, është mbajtur ceremonia solemne me rastin e pensionimit të Nënkolonel Nijazi Kolgeci, pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të Policisë së Kosovës.

Nënkolonel Nijazi Kolgeci, ka qenë pjesëtar i gjeneratës së tretë të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me profesionalizëm, nder dhe përkushtim për plot njëzet e pesë (25) vite, duke dhënë një kontribut të çmuar në avancimin e sigurisë dhe rendit publik.

Me këtë rast, Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Remzi Azemi, me stafin e tij ka pritur Nënkolonel Kolgecin dhe ka mbajtur një fjalim rasti duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për punën e palodhshme dhe përkushtimin profesional të Nënkolonel Kolgecit gjatë gjithë karrierës së tij policore.

Uji Dea

Në shenjë respekti dhe falënderimi për shërbimin e tij të gjatë dhe të ndershëm, Nënkolonel Nijazi Kolgecit iu nderua një mirënjohje nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

I nderuar Nënkolonel Nijazi Kolgeci në emër të të gjithë kolegëve dhe institucionit, ju falënderojmë për kontributin tuaj dhe ju urojmë shëndet, harmoni dhe çdo të mirë në jetën tuaj dhe të familjes suaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.