Hidromorava

Leci ndahet me Landskronan, rikthehet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Liridon Leci edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Landskrona BOIS. Lojtari i ka dhënë fund aventurës në skuadrën e Ligës së Dytë të Suedisë dhe karrierën pritet ta vazhdojë diku tjetër.

Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Kosovës, do të rikthehet në Kosovë. “E sigurt është se në Landskrona nuk do të jem më. Janë larguar 12 lojtarë, për shkak të kushteve jo të mira financiare”, thotë Leci.

Eco Higjiena

Ai do të rikthehet në Kosovë, ku edhe nuk përjashton mundësinë të luajë në vendlindje, pavarësisht se një gjë të tillë nuk e ka menduar. “Kam luajtur mjaftë në kurbet. Me klubin Varberg Bois isha afër nënshkrimit, por nuk u bë. Për Kosovë nuk kam menduar ende”, tha ai, shkruan arena.

Leci, më parë ka bërë karrierë edhe në Shqipëri. Javë më parë Landskrona e suspendoi, pasi dyshohej nga Federata e Futbollit e Suedisë për kurdisje të disa ndeshjeve, gjë që ishte mohuar kategorikisht nga lojtari. Ndërkohë, ditë më parë Landskrona e ftoi të rikthehet në klub, ftesë të cilën e refuzoi Leci, pa dalë fillimisht klubi të kërkojë falje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.