ARKATANA

Drita, stërvitje e lehtë për Sigal Prishtinën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Drita ishte kafshatë e lehtë për basketbollistët e Sigal Prishtinës, të cilët edhe në javën e 8-të të ETC Superligës kanë vazhduar dominimin, duke shënuar fitore në Gjilan me rezultat të thellë 119:79. Ishte kjo një stërvitje e lehtë e prishtinasve para ballafaqimeve të vështira që e presin si në garat vendore ashtu edhe ato në Ballkan Ligë.

Eco Higjiena

Prishtinasit që në fillim krijuan epërsi të lartë e cila pas çerekut të dytë arriti në 47 pikë 79:32. Epërsia e lartë ka bërë që Sigal Prishtina në çerekun e tretë të luaj me komoditet të tepruar e këtë e shfrytëzoi Drita e cila zvogëloi epërsinë në 35 pikë, 59:94, duke e fituar këtë çerek me rezultat 27:15./zeri/