Prishtina – Drita, pa fitues
Prishtina nuk po arrin të këndellët. Kampioni aktual i Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola (0:0) ndaj Dritës, në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës.
Skuadra e Afrim Tovërlanit e ka pasur iniciativën në fushë, por futbollistët e Dritës kanë qenë me të rrezikshëm për portën e vendasve.
Por, asnjëra prej tyre nuk ka arritur t’i shfrytëzoj mundësit për të marr maksimumin e pikëve nga kjo përballje. Kurse, në minutën e 60-të Dritës i është anuluar goli i shënuar nga Leotrim Pajaziti.
Pas këtij barazimi Prishtina ka tubuar 24 pikë, derisa Drita tani gjendet në kuotën e 23 pikëve. Për Dritën kjo është ndeshje e katërtë me radhë që nuk mposhtet.
Kurse, të dielën do të zhvillohen katër ndeshjet e mbetura të xhiros së 16-të.
Raiffeisen Superliga –Xhiroja e 16-të
E diele
Besa-Drenica
Trepça ’89-Hysi
Ferizaj-Trepça
Feronikeli-Hajvalia
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00


