United Hospital

Etrit Berisha shpëtimtar i Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kombëtarja shqiptare në futboll nuk ka mundur të shënoj fitore ndaj përfaqësueses Bjellorusisë në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin “Akdeniz University” të Antaliasë së Turqisë.

Shqipëria ka luajtur baras pa gola ndaj kombëtares bjelloruse, në një ndeshje ku përfaqësuesja shqiptare tregoi një paraqitje të plogësht.

Të vetmin rast që vlen të theksohet për Bjellorusinë e kishte sulmuesi Timofel Kalachev, i cili nuk arriti të mposht portierin shqiptar, Etrit Berisha nga pika e bardhë në minutën e 17-të të ballafaqimit. Paraprakisht, Arapi bën një prekje foshnjarake me dorë në zonë, kur nuk shqetësohej nga asnjë lojtar kundërshtar.

FIDANISHTJA

Megjithëse në pjesën e dytë te dyja ekipet u përpoqën të tundin rrjetat respektive, ato heshtën edhe përgjatë 45 minutave të dyta dhe ndeshja mbaroi me rezultat të bardhë 0:0.

Kështu ‘kuqezinjtë’ as pas gjashtë ndeshje radhazi nuk arritën të triumfojnë, qoftë në ndeshje zyrtare apo miqësore. Fitoren e fundit ‘Shqiponjat’ e kanë arritur në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Armenisë duke i mposhtur me rezultat prej 2:0.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.