UBT

Rama për armët kimike: Parimisht “Po”, në fakt “Jo”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë para mediave ka thënë se Qeveria e Shqipërisë parimisht ka pranuar që të bëhet shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të rrezikonte jetën e qytetarëve të Shqipërisë, duke marrë përsipër rreziqet që i sjell ky shkatërrim.

Rama ka thënë se oferta për shkatërrimin e armëve kimike, do të ndihmojë që të gjitha zonat e mëhershme të kontaminuara të pastrohen, duke mos lejuar që asnjë gram të mbetet në Shqipëri!

Ai ka akuzuar opozitën për instrumentalizimin e gjendjes dhe propagandën histerike të saj. Rama ka theksuar se “pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shqiptarët dhe Shqipëria nuk do të ishin në këtë gjendje ku janë sot”.

Ai ka thënë se është i pakuptueshëm “antiamerikanizmi” i cili është trumbetuar gjatë këtyre ditëve.

United Hospital

“SHBA-të nuk vrasin njerëz, por njerëzit e SHBA-ve janë në frontet e luftës për të mirën e njerëzimit”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar që është shumë i lumtur që protestuesit shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë të lirë dhe jo siç ka ndodhur në të kaluarën – nën tytat e pushkëve!

Megjithatë, ai në fund refuzoi të përfshihet në këtë proces.

“Po në parim jemi të gatshëm. Por, nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm. Gjithçka lidhet me transportin, ekspertizën dhe teknologjinë duhet të marrin përsipër vendet e tjera”, deklaroi Rama. “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.