Shaqiri i rikthehet fushës
Xherdan Shaqiri i është rikthyer fushës së gjelbër. Mesfushori kosovar ka filluar stërvitjet, për herë të parë pas lëndimit që pësoi në ndeshjen Shqipëri – Zvicër, të luajtur muajin e kaluar në tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014.
Uebfaqja zyrtare e Bayern Munichut ka njoftuar se Shaqiri, i shoqëruar nga trajneri i kondicionit, Thomas Wilhelm, vrapoi për rreth 20 minuta.
Kurse, ish mesfushori i Baselit ka publikuar një fotografi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ku ka shkruar: “Erdha prapë ne fushë”.


