FIDANISHTJA

Haziri: LDK pret përfundimisht 1 dhjetorin për ta vulosur fitoren e madhe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lutfi Haziri morri zotimin e fuqishëm të të gjitha strukturave të Degës së LDK-së, se do të punojnë edhe më shumë për ta vulosur përfundimisht fitoren e madhe më 1 dhjetor.

Pas fitores së madhe të LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të takimeve të rregullta, ka mbajtur sot takim me Kryesinë e Degës, kryetarët e nëndegëve, kryetarët e komisioneve, Kryesitë e Forumit të Gruas dhe Forumit Rinorë.

Në këtë takim u harmonizua kalendari i punës për muajin e falënderimit të qytetarëve me qëllim të vazhdimësisë së angazhimeve edhe më të mëdha për procesin e balotazhit të 1 dhjetorit.

Uji Dea

Kryetari Haziri morri zotimin e fuqishëm të të gjitha strukturave të Degës së LDK-së, se do të punojnë edhe më shumë për ta vulosur përfundimisht fitoren e madhe më 1 dhjetor.

Ndërkohë, kryetari Haziri ka përshëndetur vendimin për lirimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, të cilët më 26 dhjetor 2008 u arrestuan nga forcat speciale serbe pa asnjë argument me urdhër të Prokurorisë serbe për Krime Lufte.

LDK poashtu dënon ashpër konfiskimin e Abetareve të fëmijëve, nga çantat e tyre, në shkolla e tyre, të cilët po bëhen ushtarë edhe më të mëdhenj dhe më të fuqishëm kundër regjimit të Serbisë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: