ARKATANA

Fule siguron Hoxhajn për përkrahjen e KE-së për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar sot një takim me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Stefan Fule.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka falënderuar komisionarin Fule për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sa i takon procesit negociues dhe agjendës kohore të negocimit.

Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e madhe që ka për Kosovën ky proces, duke qenë se është marrëdhënie kontrakuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës evropiane si dhe për reformimin e vendit.

“Pa dyshim se ky është hapi i parë i pakthyeshëm i anëtarësimit tonë në BE”, tha ministri Hoxhaj, me këtë rast.

UBT

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Stefan Fule, e ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, si dhe për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Komisionari Fule po ashtu ka rikonfirmuar vendosmërinë e Komisionit Evropian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe komisionari Fule kanë biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura, duke e konsideruar si faktor kyç në transformimin e vendit edhe në kuptimin e integrimit edhe relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj dhe Fule po ashtu kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale, duke u pajtuar se pa Kosovën bashkëpunimi rajonal nuk është i plotë, duke qenë se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe rajonit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.