FIDANISHTJA

Mavraj në dyshim për Bjellorusinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prezenca e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të prapavijës kuqezi, Mërgim Mavraj është në dyshim serioz për testin me bjellorusët. Edhe pse De Biazi shpreson që të mund të mbështetet te shërbimet e tij dhe stafi mjekësor është impenjuar për të bërë gjithshka duhet për një rikuperim në kohë rekord, shanset që 27 vjecari që luan për Greuther Furth, të zbresë në fushë për sfidën e Antalias në 15 nëntor janë të pakta.

Një konfirmim indirekt për këtë vjen nga vetë veprimi i De Biazit që ka vendosur ti shtojë listës paraprake me 22 të përzgjedhurit që seleksionoi për miqësoren e rradhës, edhe emrin e Renato Arapit.

Uji Dea

Mbrojtësi i Skënderbeut është thërritur me urgjencë për tu bërë pjesë e grupit kuqezi në Turqi pikërisht si pasojë e dëmtimit të Mavrajt pasi në drejtim të tij kishte munguar një ftesë nga ana e italianit në momentin e parë.

Natyrisht që kjo mund të rezultojë edhe një masë paraprake e italianit për të mos u gjendur para mungesës së alternativave për repartin e prapavijës ku vec të thërriturit të fundit Arapi ka në dispozicion edhe kapitenin Lorik Cana, Loret Sadikun, Tefik Osmanin, Andi Lilën, Elseid Hysajn, si dhe Ansi Agollin./koha/