Uji Dea

“Kolona” sfidon audiencën serbe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Qendrën e Kulturës në Beograd, të martën janë dhënë dëshmi për krimet e shtetit serb në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Audienca serbe është sfiduar nga të bëmat që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, e për të cilat, pak flitet atje. Adhuruesit e filmit në kryeqytetin serb janë përballur me një ngjarje të dhimbshme për një familje shqiptare që ka ndodhur gjatë luftës. Në Beograd është shfaqur filmi “Kolona” i regjisori Ujkan Hysaj, në kuadër të festivalit të filmit “Free Zone”.

Ky film rrëfen ngjarjen e vërtetë të një familje që ikë nga Kosova në kohën e luftës. Ademi duhet të marrë me vete gruan dhe djalin e vëllait, ngaqë vëllai i tij mbetet në Kosovë. Rrugës, ushtria serbe e detyrojnë që njërin nga djemtë ta dorëzojë tek ata. Një tregim i dhimbshëm për ngjarjet e vitit 1999 në Kosovë është pasqyruar nga kasti i aktorëve i përbërë prej Sunaj Raçës, Arbnesha Grabovcit, Irena Cahanit, Don Raça, Enis Krapi, Vllado Jovanovski, Bislim Muqaj. Hysaj ka thënë se ndihet sikur filmi i tij e ka përmbushur misionin.

UBT

“‘Kolona’ po shfaqet para një audience e cila është e shpërlarë nga ndikimi nacionalist serb. Ata e dinë se çfarë kanë bërë në Kosovë, mirëpo ende nuk kanë kuptuar që është gabim ose frikësohen ta pranojnë. Andaj ‘Kolona’, do të shfaqet si shuplakë në fytyrë para syve të tyre duke e treguar të vërtetën. Nëse nuk kam luftuar si ushtar i UÇK-së për Kosovën, sepse kam qenë i vogël, atëherë kontributi im si artist është ky, të tregoj historinë tonë kudo në botë”, ka thënë regjisori…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.