Takohen Thaçi e Haradinaj, bisedohet edhe për Gjilanin
Kryeministri Hashim Thaçi si dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, janë takuar sot në restorantin “Tifani” në Prishtinë. Burime të Indeksonline mësojnë se në këtë takim përpos Thaçit e Haradinajt, prezent kanë qenë edhe kryetarët e degëve të PDK-së e AAK-së të komunës së Gjilanit.
Vlen të thuhet se lideri i PDK-së dhe AAK-së më 14 shtator ishin takuar në po të njëjtin restorant ku ishin të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre më të afërt, Hajredin Kuçi e Blerim Shala, ata ndanë së bashku mëngjesin dhe një bisedë për disa çështje politike. /Indeksonline/

