Fundamenti

Behrami lëndohet, mungon kundër Koresë së Jugut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori kosovar, Valon Behrami do t’i mungojë përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjen miqësore kundër Koresë së Jugut që zhvillohet të premten. Behrami u lëndua të dielën mbrëma në ndeshjen që skuadra e tij Napoli e humbi kundër Juventusit me rezultatin 3:0.

Ai pritet të mungojë të paktën një javë. Shkaku i lëndimit Zvicrës do t’i mungojë edhe mesfushori kosovar i Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri.

FIDANISHTJA

Pjesë e Zvicrës janë Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi e Pajtim Kasami. Për Zvicrën ndeshja në Kore është e para në kuadër të përgatitjeve për botërorin e vitit të ardhshëm./koha/