FIDANISHTJA

“Shota” me bord drejtues drejt normalizimit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Është bërë gati një vit e gjysmë që kur Ministria e Kulturës e ka lënë pa organe drejtuese Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “Shota”. Në maj të vitit të kaluar, MKRS-ja kishte shkarkuar nga detyra drejtorin e “Shotës”, koreografin Dilaver Kryeziu, kjo pas denoncimit të valltarëve se ai kishte vendosur kamera të fshehta në zhveshtoret e objektit.

Që nga ajo kohë ky ansambël është duke u drejtuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Ismet Bogujevci. Po ashtu, ky institucion nuk ka as këshill drejtues, ndërkohë që Ligji për të është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në prill të këtij viti. Bogujevci ka deklaruar se e mërkura do të jetë hera e parë kur bordi i ri drejtues i “Shotës” do të mblidhet, e i cili sipas procedurave do të shpallë konkursin për drejtor.

Uji Dea

“Nesër do të mblidhet bordi zyrtarisht në takimin e parë dhe sigurisht se do ta shpallin konkursin për drejtor”, ka pohuar Bogujevci. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i kabinetit të ministrit të Kulturës, Shkelzen Dragaj. “Këshilli i Ansamblit ‘Shota’ do të konstituohet nesër. Besojmë që një nga vendimet e para të Këshillit do të jetë shpallja e konkursit për drejtor të përgjithshëm dhe artistik”, është shprehur Dragaj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.