FIDANISHTJA

Hasani, sulmuesi që ktheu Orebron në elitë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

E kishin blerë për t’i ndihmuar të rikthehet në elitë dhe ashtu doli. Shpëtim Hasani cilësohet si njëri nga futbollistët kryesorë që skuadra e Orebros është rikthyer në elitën e futbollit suedez pas një viti të kaluar në Superettan.

Sulmuesi gjilanas ka treguar një performancë të jashtëzakonshme, sidomos në fundin e sezonit duke u bërë protagonist në shumë ndeshje dhe duke i vendosur ato me golat e tij. Ai në një bisedë për gazetën “Zëri” ka treguar rrugëtimin e Orebros deri te arritja e qëllimit, sipas të cilit nuk ka qenë aspak e lehtë, por me punë ia kanë dalë.

“Jemi të gjithë të kënaqur që po rikthehemi në elitë. Qëllimi ynë ka qenë ky, edhe ai është realizuar. Nuk ka qenë aspak lehtë, por ne ia dolëm. Ka shumë pak skuadra që pas rënies në një kategori më poshtë, arrijnë qysh në vitin e parë të rikthehen. Ne e bëmë këtë”, tha Hasani i cili më pas ka folur edhe për formën e tij.

“Jam i kënaqur me atë që kam treguar. Në fillim të kampionatit kisha probleme me shpinën dhe me pengojë të tregojë gjithçka që mundem. Por në pjesën e fundit të kampionatit pasi e kalova lëndimin, mendojë se kam treguar atë që e di dhe me disa gola kam ndihmuar dhe jam bërë pjesë e këtij suksesi”, tha biondi 31 vjeçar.

Hasani, Orebros iu bashkua gjatë vitit të kaluar kur ishin pjesë e elitës së futbollit suedez. Pas largimit nga Allsëenska, dolën shumë zëra se ai mund të largohet, por skuadra e nuk e lejoi largimin e tij, pasi që ata e kishin parasysh se ai mund t’iu ndihmojë në arritjen e objektivave. Tash pas rikthimit në elitë interesimi për të nuk mungon, por sipas vet futbollistit vështirë se mund të ndryshojnë gjërat.

Eco Higjiena

“Për këtë nuk e di. Unë me Orebron kam kontratë edhe një vjet dhe jam i përkushtuar këtu, e çfarë do të ndodh tash për tash nuk e di”, shtoi Hasani. Hasani njihet mirë edhe nga adhuruesit e futbollit kosovarë, pasi që ai kishte një aventurë të shkurtër këtu tek skuadra e Dritës së Gjilanit.

“Për futbollin e Kosovës them të drejtën di shumë pak, pasi që nuk kam shumë kohë. Megjithatë, interesohem dhe marr informata edhe për futbollin që luhet atje”, tha sulmuesi, i cili futbollit suedez iu bashkua në vitin 2005, saktësisht te skuadra e Kalmarit për të luajtur edhe në Degerfors, Sirius e Norrkoping.

Kohëve të fundit është folur shumë për krijimin e përfaqësuese së Kosovës, për shkak se ajo mund të marr pjesë në kualifikimet për kampionatin Evropian 2016.

“Nga shpirti e zemra do të doja që futbolli i Kosovës të pranohet dhe ajo të garojë në ato kualifikime. Sa i përket asaj se a do ta pranojë ftesën me gjithë qejf, por sa do të realizohet kjo nuk e di. Kam frikë se do të shkojnë edhe disa vjet dhe unë nuk e di a do të jem në formë të mirë atëherë a jo”, përfundoi Hasani.