Uji Dea

AZHR Lindje mbanë sesion informues për grantet e BE-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë organizuar në Gjilan sesionin informues për Skemën e Katërt të Granteve të programit për Zhvillimi Ekonomik Rajonal të njohur si EURED.

Mbi 70 përfaqësues të organizatave dhe institucioneve patën rastin që të informohen më detajisht lidhur me procedurën e aplikimit për Grantet e programit EURED.

Ky sesion informues vije pas lansimit të thirrjes së hapur të Skemës së Granteve për Zhvillimin Ekonomik Rajonal të financuar nga Zyra e BE-së e cila është projektuar për të mbështetur infrastrukturën në shkallë të vogël të biznesit dhe krijimin e kushteve për biznes konkurrues në Kosovë.

UBT

Për më tepër, në sesionin e sotëm informues përfaqësuesi i BE-së, Dardan Sadriu, përmendi objektivat kryesore të Skemës së Katërt të Granteve të EURED-it e të cilat janë: Konsolidimi i rajoneve ekonomike të Kosovës dhe krijimi i kuadrove për zhvillim rajonal i cili do të jetë në përputhje me praktikat më të mira të BE si dhe mbështetja për rigjenerimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik.

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Agjencisë Rajonale Lindje, Almir Hyseni, u bëri thirrje aplikantëve potencialë që të jenë të lirë dhe të kërkojnë ndihmën e Agjencisë gjatë tërë fazës së aplikimit për këto Grante. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.