Hetemaj ia thellon krizën Milanos
Skuadra e fundit në tabelën e Serie A, Chievo Verona, ku luan edhe shqiptari me pasaportë finlandeze, Përparim Hetemaj, i ka shkaktuar probleme edhe më shumë skuadrës së Milanos me barazimin pa gola që i nxorën këtë javë.
Hetemaj luajti 90 minuta dhe ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë, i cili jo vetëm që ka prishur shumë aksione, por shpesh herë ka krijuar raste shënimi për Chievon.
Skuadra nga Verona këtë stinor i ka punët shumë keq, pasi radhitet e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë të grumbulluara pas 12 javësh. Xhiron e radhës, Chievon e pret derbi lokal kundër Hellas Verona, e cila ka hyrë sivjet në Serie A dhe ka mahnitur të gjithë me formën e saj duke u radhitur e pesta në tabelë.


