KKVITI

Kosova dhe zgjedhjet e 3 nëntorit

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Përparim Sadiku – Zgjedhjet e 3 nëntorit treguan se mbrojtja e votës nuk vjen vetëm nga vullneti i popullit, madje edhe me te po, por frika nga dënimet është esenciale që patëm një proces të mirë të votimit. Pra, mbikëqyrja e rreptë e këtyre zgjedhjeve, dënimi i disa komisionarëve e ka ndryshuar gjendjen në mënyrë psikologjike dhe praktike në terren. Një faktorë tjetër i vetëdijesimit për respektim të sovranit (votës) është edhe kushti për integrim në botën demokratike.

Këtë inskenim të prishjes së zgjedhjeve në Veri nuk e ka përgatitur vetëm Beogradi, por edhe të tjerët!…

Zgjedhjet e 3 Nëntorit treguan pjekuri politike të shoqërisë kosovare, madje një vlerësim i tillë i hapë rrugën Kosovës sigurt për në Bashkimin Evropian. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte mjaft solide, votimi ishte mjaftë transparent, më para vendvotimeve nuk kishte grupe huligane që kontrabandonin votën, nuk kishte presion dhe tentim hajnie nga komisionarët, organet e rendit ishin plotësisht në mbrojtje të votës që është për tu vlerësuar, kjo edhe iu ka dashur Kosovës që si synim ka integrimin!

Zgjedhjet e 3 nëntorit treguan se mbrojtja e votës nuk vjen vetëm nga vullneti i popullit, madje edhe me te po, por frika nga dënimet është esenciale që patëm një proces të mirë të votimit. Pra, mbikëqyrja e rreptë e këtyre zgjedhjeve, dënimi i disa komisionarëve e ka ndryshuar gjendjen në mënyrë psikologjike dhe praktike në terren. Një faktorë tjetër i vetëdijesimit për respektim të sovranit (votës) është edhe kushti për integrim në botën demokratike.
**********

Bashkësia ndërkombëtare procesin zgjedhor të 3 Nëntorit e vlerësoj si transparent dhe të mirë, por mbetet e pakuptimtë pse ndodhi huliganizmi në Veri… Fillimisht atje procesi i votimit kishte filluar mirë, me gjithë situatën që ishte e tensionuar, mirëpo krejt në përfundim të procesit ndodhën ato veprime me maska që i dhanë hije të keqe procesit të votimin në Veri.

Çudi duke ditur që gjendja ishte e tensionuar në atë pjesë dhe fare nuk u mendua që tu ofrohet siguri të mjaftueshme personelit vendor dhe atij ndërkombëtar të vëzhgimit të votimit, madje çudi mbetet fakti se pse u lanë kutit e votimit në mëshirën e “maskave”!…

Këtë inskenim të prishjes së zgjedhjeve në Veri nuk e ka përgatitur vetëm Beogradi, por edhe të tjerët!…, ngase duke ditur që pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet në veri ishte ma e madhe se e serbëve të veriut shumë lehtë mund të dihet se pse u prishën këto zgjedhje. Përfundimisht zgjedhjet në veri do të përsëriten!…

Partitë parlamentare pas 3 Nëntorit

Mobi Casa

Zgjedhjet e 3 Nëntorit janë edhe një matës real i fuqisë politike të partive në shoqërinë kosovare. Me këto zgjedhje u rikonfirmua se skena politike në Kosovë nuk ka parti me fuqi absolute, por ka fuqi të njëtrajtshme që lë hapësirë për të menduar se partitë primatin mund ta humbin lehtë, madje në demokraci është e lakmueshme që të udhëheqet me shtetin vetëm dy mandate qeverisëse…

Zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit ishin sfiduese për Lëvizjen Vetëvendosje, ngase ajo për herë të parë sfidohet në nivel lokal, që këtë sfidë nuk e përballoi lehtë! Duke e ditur që vota për LVV një pjesë ishte votë spontane, ajo megjithatë arriti ta mbroj ndikimin psikologjik në shoqërinë kosovare që në të ardhmen mund të konsiderohet si forcë politike që premton. LVV-ja nëse mendon që ndonjëherë mund të vijë si partia e parë në skenën politike kosovare ajo kurrsesi nuk duhet të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni, por LVV-së i mbetet që votën spontane ta organizoj në strukturë për të ndërtuar taborre të qëndrueshme të votës, madje shpresë për te duhet të mbeten edhe të pakënaqurit që do të dalin nga ky proceset zgjedhore…

Humbëse e thellë në vota mbetet partia e Behgjet Pacollit, e cila tregoi edhe një herë se i mungon strukturimi i brendshëm politik. Mungesa e këtij strukturimi të brendshëm është “kancer” brenda AKR-së që do ia shuaj jetën përfundimisht AKR-së dhe në zgjedhjet e përgjithshme nuk do ta shijoj lluksin parlamentar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës megjithëse e zhgënjyer me humbjen e disa Komunave primat, edhe pse me shpresë së në ballotazh do i rikthej, konsideroj se AAK-ja ka mbrojtur renditjen politike në Kosovë dhe mbetët me fuqi politike si partia e tretë në skenën kosovare. AAK-së i mbetët që ti riorganizoj radhët e veta që në zgjedhjet parlamentare ta rritë kuotën e votës si patri me fuqi politike, që edhe mund të marr përgjegjësi udhëheqëse me shtetin që si synim ka Ramushin kryeministër.

Partia Demokratike e Kosovës me gjithë tronditjet e brendshme që kishte, përçarjet brenda strukturës së saj organizuese, ajo megjithatë arriti të mbroj primatin minimal si parti e parë në skenën kosovare, por që realisht lë dilema se edhe në zgjedhjet e përgjithshme mund të jetë parti e parë. Përçarjet PDK-së i kushtuan në nivelin lokal, ku në disa komuna ja humbën primatin për të qenë e parë. Ndarja mes Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit në njërin taborr dhe Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt në taborin tjetër të PDK-së e dëmtuan votën e “partisë së tyre”, madje nëse kjo ndarje reflekton edhe në zgjedhjet e përgjithshme PDK-ja mund ta humb primatin.

Edhe pse është menduar se në esencë do të ndryshoj modulin e të vepruarit politik në skenën kosovare, Lidhja Demokratike e Kosovës po mundohet që prapë me frymën rugoviane dhe nën përcjelljen e daulleve dhe këngëve të Adelina Ismajlit të rikthehet në skenën Kosovare si parti primat. Shkapërderdhja e LDD-së dhe rikthimi i një pjese të saj në LDK (siç po thuhet në shtëpinë e vjetër) natyrshëm e fuqizon LDK-në në riorganizimin e radhëve të veta, kjo u vërtetua edhe në disa komuna ku bashkimi i tillë duel i suksesshëm për LDK-në.

Rikthimi i partive primat në skenën politike kosovare, dikur PDK-ja e ndoshta në të ardhmen LDK-ja nuk erdhi e as nuk vjen ndershëm, ngase duhej të vije nga reforma brenda partive, por erdhi e vjen nga fatkeqësia e përçarjeve brenda partive. Realisht rikthimet e tilla të partive politike në skenën politike të Kosovës si parti primat, ngritje në fatkeqësinë e tjetrit, nuk janë të shëndetshme për demokracinë politike në Kosovë, por ja që kështu po zhvillohet demokracia tek ne!.