Hidromorava

Dita Ndërkombëtare e Grave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Demir Krasniqi

Ja erdhi 8 Marsi, kjo ditë Ndërkombëtare ,
Që në botë festohet, si Dita e Grave !
Kjo festë për ne është ditë shumë e rëndësishme,
Se në te kujtohen sukseset e arritshme !

Kujtohen arritjet e kushteve sociale,
Kushtet politike, ekonomike, morale …
Kushtet dhe trajtimet e grave në botë ,
Dhuna, abuzimet nga gjinia e fortë !…

Festën e 8 Marsit s’e harrojmë për jetë –
Ajo daton n’ vitin 1908 !
Kjo datë na e kujton tmerrin e vërtetë –
Një ngjarje tragjike, jo aspak të lehtë !

Ditën e 8 Marsit, sa herë e festojmë –
Tragjedinë e tmerrshme n’ Nju Jork e kujtojmë !
Kur n’ fabrikë t’ tekstilit , një grup gra prej dhunës –
Kishin hy në greva kundër kushteve t’ punës !

Eco Higjiena

Më 8 Mars , u mbyll fabrika nga kushtet e rënda –
Punëtoret greviste mbetën mbyllur brenda !
Pa pritë shpërtheu zjarri n’ atë fabrikë mizore –
N’ atë zjarr humben jetën 129 punëtore !…

Për t’ kujtuar gratë që u dogjën në zjarre –
8 Marsi festohet si Ditë Ndërkombëtare !
Kjo festë pikësynime ka shumë aspirata –
Që edhe gratë të gëzojnë të drejta t’ barabarta !

Për Ditën e Gruas kur duam me e festua –
Është lulja Mimozë – simbol për t’ia urua !
Buqeta mimozash grave ua dhurojmë –
Gëzuar 8 Marsin nga zemra ua urojmë !

Gjilan, më 08.03. 2017.

Demir Krasniqi