United Hospital

Zhbogar: Kosova e para me azilkërkues

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Samuel Zhbogar, shef i zyrës së BE-së në Kosovë, e pranon se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin të rregullta dhe paraqesin hap pozitiv për demokracinë, mirëpo, sipas tij, problemi më i madh i vendit vazhdon të jetë zhvillimi i ulët ekonomik dhe për pasojë rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e ndryshme të BE-së.

Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ai flet edhe për kandidatët për kryetarë të komunave që janë nën hetime, e të cilët garuan për zgjedhjet e 3 nëntorit, ku, siç thotë Zhbogar, do të dëshironte që të shihte më shumë kandidatë si Rufki Suma, i cili fitoi në komunën e Hanit të Elezit si kandidat i pavarur.

Në këtë intervistë ai ka pranuar se gjatë bisedave me investitorët e huaj, brengë e këtyre të fundit vazhdon të mbetet shkalla e lartë e korrupsionit në Kosovë, si dhe mosfunksioni i duhur i sistemit gjyqësor, etj.

Zëri: Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet e 3 nëntorit?

UBT

Zhbogar. Kemi nxjerrë një deklaratë të përbashkët, shtetet anëtare të BE-së dhe kreu i misionit të EULEX-it, ku kemi deklaruar se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin të qeta dhe paqësore. Siç konfirmohet edhe nga vëzhguesit e BE-së, ky është një hap pozitiv për demokracinë në Kosovë.

Mendoj se kjo përmbledh vlerësimin tonë se ka pasur zgjedhje të mira, sigurisht që ka pasur ankesa këtu-atje, të cilat duhet të shqyrtohen, por para së gjithash ato ishin zgjedhje të mira me pjesëmarrje shumë të lartë të qytetarëve, pjesëmarrje shumë e lartë e serbëve në jug që shkon 50 deri 60 për qind e tyre në 6 komuna në jug, kurse në veri ishte një situatë pak të ndryshme dhe është pritur se pjesëmarrja në votime do të jetë më e ulët dhe siç e pamë kjo ishte e arsyeshme.

Për fat të keq në fund të ditës, një grup i njerëzve kanë ndërprerë procesin në disa nga qendrat e votimit në Mitrovicën veriore, por për komunat tjera në veri duhet të presim rezultatet që të shohim se si kaloi procesi i votimit. Por, në përgjithësi mendoj se të gjithë jemi të lumtur dhe kjo gjë provon se nëse ka vullnet politik dhe vendosmëri, Kosova mund të organizojë zgjedhje të rregullta. Unë mendoj se kjo gjithashtu dëshmon se Kosova ka bërë progres në vitet e fundit dhe këto reforma që ne po bëjmë së bashku kanë dhënë rezultat…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.