ARKATANA

Më 1 dhjetor balotazhi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka konfirmuar se balotazhi për 24 komunat tjera do të mbahet më 1 dhjetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbrëmjen e së hënës ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për 24 komuna të vendit, por jo edhe për katër komunat në veri të Mitrovicës.

Më 1 dhjetor garën në balotazh do ta vazhdojnë: Prishtina, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Klina, Kamenica, Mitrovica, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prizreni, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Graçanica, Parteshi, Ranillug dhe Kllokoti. Dhjetë komunat fituese në rundin e parë janë: Deçani, Skenderaj, Gllogoci, Podujeva, Shtimja, Kaçaniku, Hani i Elezit, Fushë-Kosova, Istogu dhe Mamusha.

Uji Dea

Në bazë të rezultatit preliminar për asambletë komunale, PDK-ja ka fituar shumicën e komunave, duke dalë e para në 13 komuna, e dyta në 6 komuna, e treta në 9 komuna. LDK-ja për asamble komunale ka dalë e para në 11 komuna, e dyta në 10 komuna dhe e treta në 6 komuna. Ndërsa AAK-LDD prin në 3 komuna, e dyta në 7 komuna, e treta në 8 komuna. Vetëvendosje! është e dyta vetëm në Prishtinë dhe e treta në dy komuna, kurse AKR-ja është e dyta në një komunë dhe e treta në një komunë tjetër./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.