ARKATANA

Nisin “pazaret” për koalicione

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndonëse shumë subjekte politike pësuan debakël nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, megjithatë menjëherë kanë filluar matematikat për koalicione në mes tyre për 25 komunat që edhe njëherë do t’i matin forcat në një raund të dytë votimi.

Të dhënat e para preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor tregojnë se partia e kryeministrit Hashim Thaçi ka shënuar rënie të votave në zgjedhjet e sivjetme komunale krahasuar më ato të kaluarat, subjekt ky i cili do të shkojë në balotazh më së paku në 11 komuna.

Për dallim nga PDK-ja, e cila nuk ka arritur t’i ruajë disa komuna me të cilat ka qeverisur deri më tani, partia e Isa Mustafës ka shënuar rritje simbolike të votave, e cila në raundin e dytë do t’i matë forcat mese 15 komuna, kryesisht me PDK-në dhe AAK-në.

ARKATANA

Ndërkaq, partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj do të shkojë në balotazh në 7 komuna, madje edhe në ato qendra që deri më tani janë konsideruar bastione të këtij subjekti politik.

Nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit partia e Albin Kurtit ka dalë e dëmtuar duke shënuar rënie të madhe të votave, e cila ka arritur të renditet si subjekti i dytë politik vetëm në kryeqendër, kandidati i së cilës, Shpend Ahmeti, do të shkojë në balotazh me Isa Mustafën e LDK-së…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.