Eko Higjiena

Luta: Ditë e bardhë për Gjilanin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Lutfi Haziri kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. Haziri tha se sot është një ditë e bardhë për Gjilanin dhe është lutur që procesi të shkojë pa incidente dhe i qetë.

Lutfi Haziri së bashku me bashkëshorten e tij ka votuar rreth orës 9 e 30 minuta në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, raporton rajonipress.

Fundamenti

Haziri pas hedhjes së votës tha se sot është një ditë e bardh për Gjilanin dhe tërë qytetarët e saj.”Sa kam informacione procesi ka nisur mbarë dhe shpresoj se kështu do të shkojë deri në fund sepse Gjilani ka një kulturë të mirë politike në këto procese. Qytetarët po dalin dhe po votojnë pa presione dhe të lirë dhe ata po e shprehin vullnetin e tyre”.

Haziri tha se kemi pasur katër vite të rënda dhe qytetarët e kanë mundësinë që të vendosin për kandidatin e tyre. Apeli im është që zgjedhjet të jenë të qeta tha shkurt Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: