Fundamenti

Fillon votimi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet lokale ku edhe votoi vet. Ajo bëri thirrje tek të gjithë që të dalin në zgjedhje që të kryejnë obligimin e tyre kushtetues.

Me hapjen e vendvotimeve nga Daka në gjithë Kosovë është bërë hapje e 2 mijë e 366 qendrave të votimit, sa janë të parapara në gjithë vendin tonë.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote afër 1.8 milionë kosovarë për 38 komuna ku do të zgjedhin përfaqësuesin e tyre për katër vitet e ardhshme.

FIDANISHTJA

Numri i kosovarëve që tashmë kanë shprehur dëshirën për të votuar e që gjenden jashtë vendit është 8383, e të cilët mund të votojnë përmes postës.

Gjatë ditës për të votuar do të përdoren Listat e Hapura.

Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një subjekt politik të certifikuar dhe mund të votojë për një kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.