Mobi Casa

Dallavere me doktoratura

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me dallavere të shumta është karakterizuar konkursi për studime të doktoraturës 2013-14 në universitetin “Hasan Prishtina”.

Kriteret e parapara, sipas Rregullores për Studime të Doktoratës, nuk janë marrë parasysh për vlerësimin e disa kandidatëve, të cilët në vend se të figurojnë në listën e të pranuarve, janë detyruar të bëjnë ankesë në Rektoratin e këtij universiteti, pasi gjenden në listën e të papranuarve, si rezultat i mosnumërimit të saktë të pikëve.

Disa nga kandidatët që iu kanë nënshtruar këtij konkursi ankohen se u janë bërë padrejtësi në llogaritjet e pikëve, me qëllim të eliminimit nga gara dhe njëkohësisht duke i favorizuar kështu kandidatët e caktuar.

Për konkursin e studimeve të doktoraturës tashmë janë dorëzuar nëntë ankesa në Rektorat dhe që të gjitha vijnë nga Fakulteti Juridik.

Mobi Casa

Te ky i fundit rezultatet e konkursit janë zbuluar para kohe, me arsyetimin se ligjërisht do duhej të publikoheshin pas mbledhjes së Senatit. Ndërsa kandidatët e fakulteteve tjera janë informuar në mënyrë interne, gjë që ua ka pamundësuar ankesën zyrtare.

Shkeljet e afateve

Burime të gazetës “Zëri” brenda UP-së kanë bërë të ditur se disa kandidatë për doktoratë kanë bërë ankesa drejtuar komisionit të doktoratës në nivel të Rektoratit, por ende nuk është vendosur se kur do të marrin përgjigje, apo nëse do të marrin.

Ky burim thekson se konkursi po shkelet jo vetëm në një pikë. “Procesi i regjistrimit në studime të doktoratës në UP, po karakterizohet edhe me shkelje të afateve të parapara me konkurs për publikim të rezultateve”, thotë ky burim. (Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.