Fundamenti

“Murale shpirti” libri më i ri me poezi i Sabit Rrustemit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sabit Rrustemi i ka shtuar edhe një vepër tjetër opusit të tij krijues. “Murale shpirti”, e cila sapo ka dalë nga botimi, është vepra e 15-të e poetit Sabit Rrustemi, që vjen si një depërtim edhe më i thellë artistik i tij në botën shpirtërore.

Në njëqind poezitë e librit “Murale shpirti” poeti shpalos pritje dhe arritje, si mesazh për të shpëtuar të bukurën e shpirtit, të cilën ai e shpërfaq si askush tjetër në të vargjet e tij.

United Hospital

Rrustemi si krijues me një përvojë 35-vjeçare, është fitues i dhjetëra konkurseve anonime letrare në Kosovë si dhe orëve letrare, të organizuara në trevat e ndryshme shqiptare. Së fundi në Gjakovë, në maj 2013, në Mitingun Ndërkombëtar të Poezisë, libri i tij “Në fytyrën e një gjethi” u shpërblye si libri më i mirë i botuar ndërmjet dy manifestimeve. Përmbledhjen e parë të poezive e botoi në vitin 1990, me titull “Ku i la lisat era”. “Murale shpirti” është vepra e tij e radhës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.