ARKATANA

Vulini arrestohet, nëse vjen me uniformë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Gjithmonë e kemi konsideruar që Vulin duhet të vijë si njeri, si njeri i civilizuar… Si njeri i paqes dhe në përputhje me standardet, me mesazhin e përafrimit, mirëkuptimit dhe ndihmës, por jo me uniform të paramilitarëve”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për televizionin BHT1.

Në pyetjen e gazetares që Ivica Daçiçi ka paralajmëruar vizitën në Graçanicë si vizitë fetare, por aty ka mbajtur fjalim politik, kryeministri Kosovar ka thënë që nuk aprovon vizita të zyrtarëve të cilët e “keqpërdorin në sensing politik apo në tentative për ndarjen e komunitetit serb brenda Kosovës”

Në pyetjen direkte, a do të arrestohet Vulin nëse qëllimi i vizitës së tij nuk është as humanitar e as fetar, Thaçi është përgjigjur:

Eco Higjiena

“Vulin ka tentuar të hyjë në Kosovë si paramilitar, dhe është e qartë që kjo nuk lejohet. Nëse hyn ilegalisht, si paramilitar, unë do të sigurohem që ai të arrestohet dhe të ballafaqohet me ligjin”.

Vetëm disa ditë më parë Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur urdhër arrest për Aleksandar Vulinin për kalim ilegal të kufirit. Pasi që paralajmëroi edhe pas kësaj disa herë se nuk frikësohet, por do të vijë sërisht në Kosovë, Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme, kategorikisht pat thënë: “Nëse Vulin hyn në Kosovë ai do të arrestohet”. Pritet të shihet të premten nëse ministri Rexhepi do të mban fjalën. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.