United Hospital

Mustafa: Banka Botërore konfirmoi rritjen më të madhe ekonomike të Kosovës në rajon

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka përgëzuar kabinetin qeveritar për suksesin e arritur në zhvillimin ekonomik, që është konfirmuar në Raportin e Bankës Botërore, ku është konstatuar se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Konsideroj se ky është një rezultat që ka ardhur në bazë të angazhimit të tërë Qeverisë, jo vetëm të një sektori, apo të disa sektorëve, por të një sinergjie tonë të përbashkët. Raporti, po ashtu, ka konstatuar se akoma kemi ballafaqime me probleme strukturore sidomos në fushën e punësimit, tek të rinjtë dhe tek gratë, dhe se në këtë aspekt duhet të punojmë edhe më shumë”

”Por, po ashtu, ka konstatuar se jemi shumë më mirë se sa vendet tjera, sa i përket punësimit produktiv, gjë që është një përparësi shumë e madhe, sepse nuk kemi punësim i cili nuk ndërlidhet me efektet e drejtpërdrejta ekonomike”, tha ai.

Mobi Casa

Mustafa poashtu theksoi se ekzekutivit edhe më tej do ta ketë agjendë kryesore zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë vit të arrijmë dhe t’i përafrohemi normës prej 5 për qind të rritjes ekonomike. Kjo, sipas të gjitha studimeve, krijon një elasticitet të punësimit, i cili fillon të krijoj një korrespondim shumë më të mirë, ose korrelacion pozitiv ndërmjet rritjes ekonomike dhe punësimit”, tha ai, duke shtuar se është detyrë themelore e Qeverisë që të vazhdojë këtë progres, që të përmirësohen indikatorët ekonomikë dhe se me zgjidhjen e këtyre problemeve do të zgjidhen shumë më lehtë edhe problemet tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.