Bastisje në Konçul, Tërrnoc dhe Bujanoc
Në tre vendbanimet e komunës së Buajanocit, në fshatin Konçul, në Tërrnoc dhe në vet qytetin e Bujanocit sot në orët e mengjesit policia ka bastisur shtëpitë e disa personave.
Sipas burimeve jozyrtare të BujanociNet, në fshatin Konçul është bastisur shtëpia e A.R.
Ndërkaq në fshatin Tërrnoc është bastisur në shtëpin e B.D i cili gjendet në CH dhe në shtëpinë e S.A, ndërsa në Bujanoc është bastisur në shtëpinë e A.A. Burimi i BujnaociNet-it mëson se gjatë bastisjes në asnjë shtëpi nuk janë gjetur personat të cilët janë kërkuar nga policia.
Sipas dëshmitarëve dyshohet se bastisja është bërë me pretekst të rastit të policit të ndjerë./BujanociNet/


