Sportistët vitias i japin mbështetje Halitit
Viti – Kryetari i ardhshëm i Vitisë Sokol Haliti paraqiti sot para ish sportistëve dhe sportistëve aktual planin strategjik për të ardhmen e sportit vitias.
Ai tha se projekti madhor për sport gjatë qeverisjes së tij është ndërtimi i palestrës sportive,vendi ku do të mund te dalin shumë talent të rinj.”Brenda qytetit të Vitisë do të ndërtoj dy fusha për futboll të vogël. Fushë basketbolli në ambient te hapur,ku do të lulëzoje streetbolli. Përkrahje shumë të madhe për klubin e shenjëtarisë. Do të përkrah dhe financojë klubin e shahut Vitia. Përkrahje shumë të madhe për klubet e futbollit,gjatë qeverisjes sime do të ketë klub në rangun më të lartë të futbollit. Do të ndërtojë fusha futbolli në çdo fshat të komunës sonë. Këto dhe shumë klube qe do të formohen gjatë mandatit tim do të jenë ndër prioritetet e mia” tha Haliti para shume sportistëve vitias.
Në anën tjetër sportdashësit u ndanë të kënaqur dhe u zotuan se me 3 nëntor do të dalin në votime dhe do të përkrahin Sokol Halitin dhe degën e LDK-se në Viti./rajonipress/


